Xhani De Biazi mendon se një humbje 2-0 ndaj Anglisë është një rezultat shumë i mirë për një skuadër si Shqipëria. Në një ndërhyrje në emisionin “Skaner” në MCN TV, ai ka treguar se kuqezinjtë duhej ta cilësonin veten me fat që ishin ndarë me një rezultat të tillë ndaj një skuadre shuam të fortë si ajo britanike.
“Në jetë duhet të besosh edhe gjëra që duken të pabesueshme në fillim. Kështu ishim edhe ne atëherë kur u kualifikuam në Europian. Anglia është e padiskutueshme në vendin e parë, por mund të bëhet rezultat kundër Polonisë dhe Hungarisë. Për t’ia dalë në fillim duhet të besosh.
Të humbësh 2-0 kundër Anglisë është një rezultat i mirë, pasi janë skuadra që mund të bëjnë 4-5. Unë nuk e kam para ndeshjen, por kjo është përshtypja që me jep. E rëndësishme është që ndaj skuadrave si Anglia të shfaqesh veten. Ata kanë lojtarë shumë kualitativ pavarësisht se edhe Shqipëria ka futbollistë në Seria A.
Më e fortë Shqipëria e De Biazit apo e Rejas? Për mua skuadra ime e Shqipërisë ishte skuadra më e fortë në botë”, tha De Biazi.
