Dea Vieri, e cila u eliminua nga një televotim surprizë në spektaklin e të martës, ka publikuar një video në TikTok me një sound viral për daljen nga “BBVA 3”. Ajo që bie në sy, është një koment që Dea ka bërë, duke i kthyer përgjigje një personi që komentoi në video.
“Ti nuk dole, ty të nxorën”, shkruhej në koment dhe Dea ia ktheu: “Më nxori Ori se nuk u lidha me Fationin sa për show”, shoqëruar me një emoji të mërzitur.
Komentin e ka parë edhe Ori Nebijaj, e cila ka reaguar përmes një postimi në Instastory. Një person kurioz i shkroi Orit: “Po Dea, ç’pati, filloi duke ju sulmuar. Ty të parën që doje ta lidhje me Fationin”. Opinionistja e këtij sezoni u përgjigj: “Asgjë more, keqkuptime Bigu! Dea është zemër (me një emoji zemre të bardhë)”.
