Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Debat mbi aksionin në Kuvend/ Hila: Gaz Bardhi po bën lojën e vetë, e ka zgjedhur Luli. Noka: Është politikan opozitar!

22:28 / January 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
noka hila
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në studion e emisionit “Open”, analisti Dritan Hila është përplasur në një debat me deputetin demokrat Flamur Noka.

Hila u shpreh se Gazment Bardhi është zgjedhur nga Lulzim Basha dhe se deri dje ai “u vuri drurin”, duke theksuar se ai nuk është pjesë e mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha. Sipas tij kreu i grupit parlamentar të PD “po bën lojën e vetë”.

Megjithatë deputeti demokrat këmbënguli se Bardhi është politikan opozitar dhe mbështetës i kësaj të fundit në aksion.

Pjesë nga debati:

Hila: Morët Gaz Bardhin dhe thatë është kryetar, por atë e ka zgjedhur Luli.

Noka: Gaz Bardhi është politikan opozitar.

Hila: Deri dje iu vuri drurin Bardhi, nuk është pjesë e juaja. Ai bën lojën e vetë. Luani me artifica ligjore. Që iu takon juve, iu takon, por pa Gaz Bardhin brenda. Nuk themi që jeni opozita, por jeni opozita më e madhe.

Por nuk duhet të bini në artificat ligjore që shfrytëzon Rama. Problemi është që nuk demaskoni Ramën në Parlament. Protestat bëjini në rrugë, a jeni në gjendje të mblidhni 100 mijë vetë. Parlamenti është për të folur.

Noka: Atje është për të folur, por mua më është hequr fjala. Si mund të trajtohemi ne si lebrozë, sikur nuk jemi deputetë të popullit?! Çfarë ka opozita veç fjalës, kontrollin e pushtetit. I zhdukën more, duam të hetojmë për charterin e Ramës. Nuk hetohet. Duam të hetojmë TIMS-in, nuk hetohet sepse do të zhdukë gjurmët e Olsit, Taulantit. Të dhënat e TIMS-i kanë shkuar në një vend armik të NATO-s sipas informatave tona.

Hila: Hetoni pak edhe oligarkët.

Noka: Ka një kryeoligark, ai është Edi Rama.

Debat dritan hila Flamur Noka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.