Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Debat në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e PD kërkojnë largimin e Bushkës

10:58 / February 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klotilda bushka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbledhja e komisionit të ligjeve është shoqëruar me debate mes deputetëve demokratë dhe kryetares së komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka. Deputetët e PD-së kërkuan që Zonja Bushka të mos drejtojë mbledhjen e komisionit deri në sqarimin e situatës.

Dashnor Sula: Ju Zonja kryetare s’duhet të ishit këtu. Ngjarja e djeshme e arrestimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka sjellë një situatë të re edhe në komisionin e ligjeve. Nuk do të ishte e ndershme që ju të drejtoni komisionin e ligjeve në një kohë që del nga deklarata e SPAK që ju keni penguar drejtësinë. Komisionin sot duhet ta drejtojë Zonja Çupi se ju s’keni moral ta drejtoni.
Klotilda Bushka: Ky është komision i ligjeve jo komision hetimor. Sqarimet do t’i jap aty ku duhen dhënë.

Një ditë më parë në njoftimin e SPAK për dosjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës përmendej edhe deputetja Klotilda Bushka.

“Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.” Shkruhej në njoftimin e SPAK.

klotilda bushka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.