Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Debat në Kuvend për Portin e Durrësit, Alibeaj: Kostoja 2.1 miliardë euro, çfarë pazari keni bërë

10:50 / November 9, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alibeja balla 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me 62 vota, Kuvendi në seancën e sotme ka miratuar me procedurë të përshpejtuar pro projektligjin për Portin e Durrësit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se kjo do ta kthejë Durrësin në një pikë të rëndësishme të industrisë së turizmit. Thirrja e tij për deputetët e opozitës, është që të heqin dorë nga të shkuarit nga mbrapa Saliut symbyllurazi.

“Thirrja ime është për deputetët e Durrësit që jo vetëm ta votojmë sot, por edhe në seancë që duhet ta votojmë pa humbur kohë. Shteti shqiptar ka negociuar për një kohë të gjatë dhe ka sjellë një kontratë që i jep mundësi Shqipërisë që nga një mungesë totale në hartën e porteve turistike të kthehet në një nga pikat më të rëndësishme të këtij sektori që nuk kemi ekzistuar dhe shumë shpejt Porti i Durrësit do të kthehet në pikë të rëndësishme të industrisë së turizimit e jahteve dhe do ta kthejë Durrësin në një nga atraksionet turistike të Mesdheut. Prandaj akuzat që keni hedhur pa lexuar asnjë element tërhiqini mbrapsht do keni kohë dy javë për ta diskutuar. Ky është momenti ku ju nuk duhet t’i shkoni nga mbrapa këngës së Saliut. Saliu e ka mendjen ën vend tjetër. Është në borderotë e Kremlinit dhe Kremlini nuk ka interes që në Shqipëri të zhvillohet një port që të konkurrojë porte të tjera ku ka interesin e vet. Fjalën time për këtë marrëveshje do ta mbaj në datë 24 kur të kalojë në seancë. Hiqni dorë nga të shkuarit nga mbrapa Saliut symbyllurazi, se i ka parë si mundësi për zhvillimin e xhepave të familjes së vet”.

Por kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj akuzoi dhe tha se kostoja e këtij projektligji është 2 miliardë e 100 milionë euro dhe nuk ka asnjë transparencë nga qeveria. Ai po ashtu pyeti qeverinë se çfarë pazari ka bërë për këtë projekt.

“Sot teksa duhet të diskutonim buxhetin papritur sillni ligjin me procedurë të përshpejtuar për Portin e Durrësit. Është një projektligj që ka 5 nene, ky ligj kushton më shumë nga 30 vite 2 mld e 100 milionë euro është kostoja e këtij projektligji me 5 nene, 400 milionë një nen dhe ju doni ta kaloni me procedurë të përshpjetuar kur diskutohet buxheti dhe ta kaloni fshehurazi. Ju sot po prisni shiritin e një afere korrruptive. Ka një vit që negociohet.

Negociohet midis kujt? Çfarë është dhënë e marrë? Sa është shuma që shteti fiton? Jeni duke shitur 1mln metra katrorë nga zemra e Shqipërisë për 2 mld e 100 milionë. Kjo është shumë e madhe që do të mbyllë gojën e shumë deputetëve dhe mediave e analistëve, edhe të shumë organizatave të shoqërisë civile, por gojën e deputetëve të opozitës të pakapur nuk ka për ta mbyllur kurrë.

Çfarë pazari keni bërë me kë e keni bërë? Sa fiton shteti shqiptar? A ka pasur procedurë konkurruese që Portin e Durrësit t’ia ofronte dikujt më shumë se kaq? Ku është transparenca? Harrojeni ligjin e Teatrit, portin e Vlorës, Air Albania nuk janë asgjë para kësaj afere ekonomike deri më tani që doni ta kaloni vjedhurazi. Kjo është prona e shqiptarëve. Kërkoj që parlamenti të mos e miratojë me shpejtësi këtë ligj , qeveria të sjellë të gjitha dokumentet që askush nuk i di, për këto 5 nene e 8 shtojca, të lexojmë dhe të kuptojmë. Fakti që nuk i keni sjellë sot aty fshihet djalli te detajet te këto marrëveshje”.

porti durresit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.