Debat mes pedagogut Ergys Mërtiri dhe analistit Artur Zheji lidhur me figurën e Skënderbeut. Të ftuar në emisionin “Opinion”, teksa diskutonin lidhur me fenë, Zheji tha se Skënderbeu parashikoi të ardhmen e Shqipërisë.
Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë pedagodu duke u shprehur se heroi kombëtar ishte larguar me dëshirë nga vendi për të bërë karrierë në ushtri.
PJESË NGA BISEDA:
Artur Zheji: Skënderbeu është metafora e të ardhmes së shqiptarëve. Ishte paradigma e të ardhmen që do kishim ne. Ai u mor peng nga sulltani…
Ergys Mërtiri: I çonin me qejf mo
Artur Zheji: Po ça me qejf mo?! Jo po i çonin dylber.
Ergys Mërtiri: Ore ai shkonte të bënte shkollë ushtarake, të bënte karrierë.
Artur Zheji: Ai ishte djalë mbreti. Nuk mund të shkonte ushtar.