Seanca e parë parlamentare nisi me debate. Deputeti i PD, Tritan Shehu u shpreh se kryeparlamentarja sërish edhe në nisje të këtij sesioni ka shkelur rregulloren, pasi nuk është futur në rend ditë diskutimet për rezolutës për gjenocidin serb.
Ndërsa deputetja Flutura Açka propozoi qe te ishte vendosur nje foto e Nene Terezes meqe sot ishte dita e shenjtërimit te saj.
Flutura Açka: Kam një sugjerim meqë është sot dita e shenjtërimit të Nënë Terezës të ishte mirë të ishte një portret i saj dhe në të duartrokisnim.
Tritan Shehu: Erdha me mendimin që do korrigjohen gabimet, por po shkelet rregullorja. Nuk ka asnjë element përmirësimi. Po shkelet rregullorja, po vazhdon të shkelet procedura dhe s’ka asnjë element të përmirësimit të saj. Jo vetëm që nuk kaluam në këtë seancë rezolutën për genocidin serb…
Lindita Nikolla: Kjo nuk është procedurë
(Deputetit Shehu i ndërpritet fjala)
