Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Debate në Kuvend/ Deputetja-ministres Kumbaro: Jam e shokuar nga injoranca juaj

18:35 / December 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në interpelancën me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro për vendosjen e traut me pagesë në hyrjen e Parkut Kombëtar të Divjakës, deputetja e PD-së Ilda Dhori u shpreh se qytetarët nuk do të lejojnë vendosjen e një “takse oksigjeni” për të hyrë në park.

Gjestin e Kumbaros teksa tregonte në Kuvend një monedhë 50 lekëshe duke ironizuar kundërshtimin e opozitës për vendosjen e kësaj tarife, Dhori nuk e kaloi pa e komentuar. Ajo e quajti ministren “injorante dhe pa informacion”.

“Besoj se e keni kuptuar sa e turpshme është për qytetarët e një vendi, që ministra të nxjerrë këtu një 50 lekësh, ndërkohë që bëjnë propagandë me 500 lekëshin e pensionistit dhe iu duket shumë, por me atë 5 mijë lekësh ju i ofroni vetëm 30 herë në vit mundësi të marrin ajër të pastër. Ku ka arritur arroganca e ministrave, nuk flasim sa janë qindarkat për ju, por për qytetarët e thjeshtë, dhe një çështje dinjiteti. Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë taksë oksigjeni dhe për të shëtitur karrocën e fëmijës në park. Nuk flitet për qindarkat, flitet për dinjitetin e atyre njerëzve që ju dhanë një mësim të mirë. Nuk do ta lejojmë asnjëherë që ju të ktheni në zonë militare parkun e Divjakës me mbi 1000 hektarë dhe 15 kilometër plazh publik. Ajo është e vetmja rrugë me të cilën aksesohet parku dhe plazhi publik i Divjakës. Jam e shokuar nga injoranca e një ministreje të tillë. Kjo është rruga që ju doni të bllokoni, e vetmja rrugë e asfaltuar që të jep akses në plazhin publik të Divjakës. Nuk do të ndodhë kurrë”, u shpreh Dhori.

Ilda Dhori injorante Mirela Kumbaro Parkut Kombëtar të Divjakës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.