Mbledhja e kësaj të marte në Komisionin e Ekonomisë ka nisur me debate, ku po diskutohet projekti i Portit të Durrësit.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi kërkoi shtyrjen e diskutimeve për projektin e Portit të Durrësit pas buxhetit, duke thënë se qeveria “Rama 3” po nxiton për këtë projekt, dhe për këtë arsye ka dyshime mbi qëllimet e saj.
“A nuk ishte më logjike që ta shtyjmë këtë punë pas Buxhetit, pse kjo ngutje, ne po firmosur biznesin më të madh shqiptar siç e thoni ju, pse vij mbrapa, dje erdhi kontrata, kontrata është 99 faqe, ka ndonjë që e lexon nga ne dhe e shpjegon, pa u konsultuar me një jurist, ku qëndron dhe jo, ku jemi ne këtu, ça po ndodh, jemi luftë? Po bëhet biznes që do vazhdojë 10 vjet, ju doni të mbyllni për 10 ditë, kjo ngutje më shqetëson mua, se gjërat e ndershme s’bëhen kështu”, tha Shehi.
