Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat në oborrin e Kuvendit pas ndërprerjes së seancës, ku sqaroi para gazetarëve edhe debatin që pati me Enkelejd Alibeajn në foltoren e parlamentit.
Berisha u shpreh se nuk u ngrit të bënte debat me Alibeajn, por kishte ndërmend të fliste për çështje madhore dhe se kishte dëgjuar që emri i tij ishte lakuar disa herë.
“Ishte një keqkuptim. Alibeaj do i kthente përgjigje sepse i ka përmendur emrin. Unë dëgjova që emri im ishte lakuar disa herë. Unë do të merresha me çështje madhore. Që një kryeministër të nxirret nga avioni me forcë s’ka skandal më të madh”,u shpreh Berisha.