Deklaratat e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja kanë shkaktuar mjaft debate në opinioni publik por jo vetëm. Deputeti Andi Përmeti duke ironizuar deputetin socialist kërkon që në derën e Kuvendit të vendoset dhe një mjek psikiatër, pasi deklarata të tilla në këtë kohë është ccmenduri.
“Te dera një mjek psikiatër, jo psikolog. Koha e karantinimin është kohë e vështirë mendërisht dhe po të shohësh nga salla vë re dikë më të zbehtë, më të dobët dhe mendon që mbase është kohë stresi, e ankthi.Pastaj e dëgjon, e dëgjon që propozon uljen e pagave të mjekëve, doktorëve, policëve, uljen e pensioneve dhe e kupton sicc thotë ajo nëna ky ka ikur nga mendorja. Po, po zoti Beqja kam besimin se keni nevojë për kurim urgjent sepse është e frikshme të bësh këtë propozim në këtë kohë, duhet të jesh i ccmendur ose i pashpirt ose të dyja bashkë. Nuk e di nëse e ka bërë me Edi Ramën për të testuar shqiptarët, e mori shumë shpejt përgjigjen e tij”, tha Përmeti.
Ndërkohë ish ministri i Shëndetësisë është përgjigjur se ka qenë media ajo që ka deformuar opinionin e tij. “Se ccfarë kam shkruar s’kam kohë të përsëris. Nuk jam marrë me pensionistët fare. Ka tituj gazetat sicc thoshin dje “vëllezërit njiheshin me njëri-tjetrin”, ky është lloji medias. Propozimi im që pensionisti Petrit Vasili të mos marrë pension 840 mijë lekë po 640 mijë lekë pse është i pamoralshëm? Pensionistja Klajda Gjosha të mos marrë 900 mijë lekë të gjithë punonjësit që janë në ballë të luftës të mos preken. Ata që të ccojnë me plagjatura mund ti recitosh këtu”, tha ai.
