Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë për debatin për parkun Kombëtar të Zagorisë, ku banorët nuk kanë pranuar konsultime me kompaninë që do të bëjë kërkime për naftën.
Në një postim në Twitter Rama mohon se aty do të ketë shpime naftëkërkuese. “Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece,gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki”, shkruan Rama.
