Teksa ka qenë duke shërbyer në një ndër piceritë më të famshme në New York, një grua i është kundërvënë kamariert, se pse në muret e restorantit kanë vetëm foto meshkujsh dhe jo femrash, por pas këtij debati Karen Vinacour është penduar.
Pasi mbaruan punë, gruaja harroi një çek me vlerën gati gjysmë milioni dollarë në tavolinë, por kamarieri shqiptar, Armando Markaj pasi e ka parë këtë ka vrapuar pas zonjës duke i dorëzuar letrën me vlerë. “Unë jam aq mirënjohës që fyerja që i dhamë nuk e pengoi atë të bënte gjënë e duhur. E dija se ishte një restorant shumë i veçantë “,- ka thënë Vinacour pas gjestit human të Armandos.
Ajo gjithashtu shtoi se i ofroi para Markajt dhe ai nuk i pranoi ato.
“Detajet e vogla si kjo na përcaktojnë si njerëz. Është vetëm një gjest i vogël”,shtoi Markaj.
Burimi: abc13

