Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia franceze, pasi dyshohet se ka vrarë me thikë një 34-vjeçar.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat franceze, sipas të cilave gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit në shtëpinë e viktimës në qendër të qytetit Poitiers.
Gjithashtu bëhet me dije se edhe shqiptari banonte në po të njëjtën shtëpi.
Sipas elementeve të para të hetimit, i dyshuari ka shpjeguar se ka pasur një debat me viktimën gjatë ditës së martë për çështje që kanë të bëjnë me fenë.
