Këtë të hënë do të nisë stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023”. Vendi ynë do të mirëpresë eventin ushtarak që ka qëllim ndërtimin e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërinë midis ushtrive të vendeve partnere dhe NATO-s. Stërvitja do të zhvillohet nga data 22 maj deri më 23 qershor.
Ndërkohë, ditën e sotme do të mbahet një evenet për nisjen e stërvitjes në Sheshin “Nënë Tereza”, ku të pranishëm do të jenë kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj e ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Rreth 7 mijë trupa amerikane dhe 17 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere do të marrin pjesë në stërvitjen që do të shtrihet në 10 vende të ndryshme evropiane. Në kuadër të stërvitjes rreth 7 mijë pajisje u dërguan nga SHBA për në Evropë ndërkohë që do të angazhohen edhe 13 mijë pajisje të tjera, të nxjerra nga stoqet e të pozicionuara paraprakisht.
