Kjo stërvitje ushtarake po realizohet në Babaj të Bokës, në Gjakovë, si pjesë e angazhimit ndërkombëtar shumëkombësh Defender Europe 2025.
Në këtë ushtrim po marrin pjesë forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Stërvitja u ndoq nga afër nga krerët e institucioneve të Kosovës.
“Këto forcat tona, e kanë dëshmuar se jemi të gatshëm jo vetëm të kontribuojmë në operacionet e tilla, por njëkohësisht që të jemi shtet i barabartë, shtet anëtar i Aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake”, tha Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës.
“Kemi arritur që të tregojmë, të demonstrojmë fuqinë tonë, ndërveprueshmërinë që kemi me NATO-n dhe në këtë mënyrë ta forcojmë kauzën tonë që anëtarësimi i Kosovës në NATO, nuk është vetëm për dobinë tonë por dhe për kontributin të cilën do të japin”, u shpreh Albin Kurti, kryeministri i Kosovës.
25 000 trupa po marrin pjesë në ushtrimet e Defender Europe 2025. Vetëm në Kosovë janë rreth 1200, prej tyre 300 ndërkombëtarë.