Në Shqipëri nis stërvitja e 28 mijë trupave shumëkombëshe, ku do të organizohen 12 operacione të ndryshme të “Defender Europe 21”.
Në ceremoni ishin të pranishëm ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama. Gjatë mbërritjes së Metës u vu re se kreu i shtetit takoi ambasadoren Kim, por shmangu takimin me shefin e qeverisë.
Marrëdhëniet mes tyre janë të acaruara për shkak të situatës politike dhe qëndrimet e presidentit gjatë kohës së Fushatës. Ndaj tij maxhoranca e Ramës ka nisur edhe procedurën e shkarkimit duke inicuar një komision hetimor për të.
