Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dega e Shkodrës publikon emrat: 70% e delegatëve kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit

13:10 / December 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
firmos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Dega Shkodër, Irena Shestani, ka deklaruar ditën e sotme se 70% e delegatëve të kësaj force politike kanë firmosur pro mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Berisha.

Në një prononcim jashtë ambienteve të Selisë Blu, Shestani theksoi se nga 330 delegatë në këtë degë, kanë firmosur formularët 232 prej tyre, por sipas saj pritet që kjo shifër të jetë më e lartë pasi mbledhja e firmave po vijon ende.

“Jemi këtu për të bërë transparencën e formularëve dhe për të përçuar mesazhin e anëtarësisë së degës Shkodër të cilët njohin Kuvendin e 11 dhjetorit. Dega Shkodër ka firmosur në masën 70% formularin, e kanë firmosur me kënaqësi, duke u nisur dhe nga nevojat ku ne ndodhemi.

Ne jemi në masën 70%, por kemi një problem se 10% e delegatëve kanë shprehur dëshirën për ta firmosur por nuk kanë mundur pasi kanë qenë jashtë. Duhet të theksojmë se vijon firmosja dhe ne jemi shumë më shumë se 70%.

Shkodra ka në total 330 delegatë, janë 232 të cilët kanë firmosur. 30 prej tyre janë jashtë. Gjej rastin t’i bëj thirrje të gjithë delegatëve të qarkut Shkodër të bëhen pjesë e kuvendit legjitim të thirrur nga anëtarësia, duke u bazuar në statutin e Partisë Demokratike”, tha Shestani.

Në mbështetje të kësaj shifre, kryetari i FRPD-së, Shkodër, zgjodhi të lexonte live përpara kamerave emrat e 232 delegatëve, të cilët kanë firmosur për mbajtjen e kuvendit më 11 dhjetor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet drejtori i spitalit të Fierit, Arben Voja

14:17 / November 12, 2026

“Charls” godet sonte Shqipërinë/ Stuhia po zhvendoset drejt Ballkanit, veriu më i rrezikuar

14:13 / November 12, 2026

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

13:36 / November 12, 2026

Ligji i ri “Për strehimin social”, Ibrahimaj: Mbështetje për studentët dhe familjet e reja

13:15 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.