Këtë të hënë, Dekani i Fakultetit të Ekonomikut, Dhori Kule iu është drejtuar maturantëve që të presin dhe të mos shqetësohen për rezultatet e para.
Në një deklaratë për mediat, ai tha se do u vijë radha të gjithë maturantëve që dëshirojnë të studiojnë te Ekonomiku. Po ashtu, Kule theksoi se prioritet i fakultetit janë studentët ekselentë.
“Mos u shqetësoni për rezultatet e para, prisni. Do tu vijë radha për të filluar studimin në universitetin e Ekonomisë. 45% e maturantëve kanë aplikuar në Universitetin e Ekonomisë. Ekselentët janë prioritet për ne. Mos të bëjnë zgjedhje të dytë nëse kanë prioritet universitetin tonë’.
