Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deklarata e fortë e Berishës: Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese janë në përgjimet e “SKY”

23:04 / September 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryemininistri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda duke thënë se gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, por edhe Gjykatës kushtetuese janë kapur në përgjime se kanë lidhje me botën e krimit. Në një intervistë në “Debat”, Berisha tha se në telefonat Sky ICC, janë gjetur edhe biseda të gjyqtarëve të 2 prej gjykatave më të rëndësishme në vend me anëtarë të bandave.

Se nga ju vjen ky informacion dhe se për cilët gjykatës bëhet fjalë, Berisha zgjodhi që të mos japë emra, por tha se janë informacione 100% të vërteta.

“Informoj shqiptarët se telefonat Sky ECC, janë gjetur dhe janë përdorur me banda edhe nga gjykatësit më të lartë. Kjo është përgjigja e pyetjes, që shtron Andoni si ka mundësia e re. Me ligj, Sadushët janë të detyruar brenda 30 ditëve për çështje si kjo (vula e PD) dhe ai mban vendimin, e mban në sirtar aq sa i thotë Rama, i cili vetë mban në sirtar vettingun e tij”, tha Berisha.

Të njëjtin informacion e disponon edhe analisti Lorenc Vangjeli, duke paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë të dhëna tronditëse.

“Shumë shpejt do të ketë dhëna tronditëse që anëtarë të Gjykatës ë Lartë, dhe Kushtetuese, zyrtarë të lartë, ministra, deputetë, ish deputetë, ish-ministra, gazetarë, të cilët një pjesë për mjet punë, një pjesë sepse ashtu kanë zgjedhur të bëjnë, kanë dalë në përgjimet e EncroChat. Ka të paktën 3 vjet që ky server është thyer”, tha Vangjeli.

Berisha gjyqtaret sky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

12:34 / October 27, 2026

Çuçi: Dhuna ndaj policisë është e patolerueshme, protestuesit me molotov duhet të ndëshkohen nga ligji

12:31 / October 27, 2026

“Nuk largohem nga detyra”/ Rama për median greke/ Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov

10:07 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.