Çlirim Gjata ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’, shpalljen e Sali Berishës non grata nga Britania.
“Nuk e prisja shpalljen nga Britania si nuk prisja as të parin. Problemi është që është qesharake qoftë për ata që morën vendimin, se nuk u bëhet shumë vonë pse tallen njerëzit me këto broçkulla. Por as në Shqipëri nuk i bëhet vonë kujt.
Janë dhënë ca para për lobim dhe shpallet kjo. Por nuk sjell pasoja. Nuk i intereson askujt.
Është qesharake se i kujtojnë pas 14 vjetësh Fazlliçin Berishës. Nëse do flitej se ka ndihmuar Bind Landenin ok, por nëse thua se ke ndihmuar një persona të inkriminuar që jeton e punon në Britani dhe ndaj tij nuk është marrë asnjë masë penale ndaj ti?
E dyta, nëse do të thuash nuk dua të të lë në vendin tim. është çështje jote. Por nëse thua që ke kryer korrupsion, ke ndihmuar persona ë inkriminuar, këto duan prova. Përderisa thua që kjo ka ndodhur dhe nuk sjell prova kjo do të thotë që janë çështje lobimi. Shoh edhe një tjetër si avokat, shkeljen e procedurave. Nëse nis kjo ka hile, hipokrizi.
Shkelje procedurash, një shtet si Britania kur japin dorëhiqen ministra, kryeministri dhe ende nuk është zgjedhur i riu, he fiks në këtë kohë qeveria paska kaq problem të merret me Berishën. Çështje burokratësh të vegjël.
Ishte Rama që e tha para dreke në Parlament dhe doli ambasadori britanik për të larë duart, tha nuk bëhen publike asnjëherë. Ku e dinte Rama kur Berishës iu shpall pasdite?
E ka bërë Rama me burokratët. Ndaj doli ambasadori të thoshte jam i larë.
Fazlliç ka qenë edhe në kohën e NATO-s, Berishës dhe Ramës, nuk është thënë për të që me lekët private bleu tokë, nuk vodhi prone publike apo fonde.
Në 2020 Fazllic ishte me Ramën në Ëashington, Pse drejtoria e tatimeve i ka falur gjoba? Rama e merr në Ëashington, drejtoria e tatimeve i fal miliona, dhe e paska ndihmuar Berisha të fshehë provat.
Vasili: Kush i ka paguar lobimin?
Gjata: Rama.