Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deklarata e fortë e Escobar: Yuri Kim është vendosur nën sulm personal, ajo përfaqëson SHBA

22:15 / April 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gabriel escobar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Disa nga ambasadorët amerikanë në rajon janë vënë nën sulm personal”. Kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Top Story” zyrtari i lartë i SHBA-ve Gabriel Escobar.  Sipas Escobar kjo është një gjë e pajustifikuar dhe nuk ka të bëje me çështje personale por çështje politikash.

Escobar tha se ambasadorja Yuri Kim është një nga më të mirët të Shërbimit të Jashtëm që shërben në Shqipëri dhe sulmet ndaj saj janë profesionale.

Grida Duma: Pas një dekade, misioni i Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka qenë me raste, gjatë kësaj periudhë kohore, veçanërisht i vështirë. Është hera e parë që puna e një ambasadori të huaj, për mendimin tim, ka qenë kaq e vështirë dhe opinioni publik ka qenë shumë më i informuar për misionin e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Keni një koment për këtë? Sepse për mua është diçka që nuk mund të ndodhte dhe nuk mund të vihej në dyshim. Integriteti, të themi, misioni i plotë si mision publik dhe jo personal.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Nuk është kurrë. Do të thosha se në rajon, të gjithë ambasadorët tanë veprojnë me mbështetjen e plotë të Sekretarit të Shtetit dhe Presidentit. Të gjithë ata po veprojnë në përputhje me vlerat dhe politikat tona. Dhe është për të ardhur keq që disa nga Ambasadorët tanë në rajon janë vënë nën sulm personal. Para së gjithash, mendoj se është e pajustifikuar. Por së dyti, mendoj se është gjithashtu jodiplomatike, sepse ajo që po bën Ambasadorja jonë është pikërisht ajo që Sekretari dëshiron të bëjë. Nuk është diçka personale. Është çështje politikash. Mendoj se të gjithë duhet ta njohin këtë. Dhe në fakt, nëse do të më duhej të shtoja një opinion personal, ne kemi një nga Ambasadorët më të mirë të Shërbimit të Jashtëm që shërben në Shqipëri. Pra, nuk është një çështje personale. Është diçka profesionale.

escobar sulm Yuri Kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.