Gazetari Mentor Kikia tha se babai i Eglantina Bucit, Faiku nuk ka vrarë vetëm vajzën, por edhe të birin e tij.
“Kjo vrasje vjen si shkak i injorancës dhe traditave me të cilat ne si shqiptarë mburremi nganjëherë. Babai nuk vrau vetëm vajzën, por ai ka vrërë edhe djalin, Shkëlzenin.
Ka vrarë djalin sepe Faiku nuk shkoi ta vriste vetë vajzën por dërgoi djalin e tij. Ka vrarë djalin pasi e çoi drejt një vrasje tjetër për të fituar ca para. Ky është një rast makabër. Është e tmerrshme dhe fakti që gjyqtari i ka dhënë kujdestarinë e vajzës 6 muajshe babait”- tha Kikia në Open.