Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deklarata e fortë e Idajet Beqirit: Azem Hajdari i tha Izet Haxhisë, më ndihmo të vrasim Sali Berishën!

23:20 / September 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
idajet. beqiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Repolitix” duke cituar një rrëfim të Izet Haxhisë, i cili ka thënë se Azem Hajdari i ka kërkuar ndihmë që të vrasë Sali Berishën. 

“Problemi ishte që ishte një frymë që thoshin se Saliu ia mori partinë Azem Hajdarit. Saliu ishte futur nga Ramiz Alia që t’ja merrte partinë Azem Hjadarit dhe ia mori, e dyta që është më e rëndësishmja  ka qenë se me skemat piramidale dhe me rënien e shteit Azem Hajdari u gjallërua brenda PD me synimin e vetëm që t’ja merrte partinë. Në 97 flas. Do t’ja merrte partinë. Ai e përpunonte, e fliste dhe me të tjerë.

Madje Hajdari i ka kërkuar ndihmë Izet Haxhisë që çfarë do të bëjmë, të vrasim Sali Berishën. Ta vrasim ta zbresim nga kali. Është e vërtetë. Nuk flas kot. Ai është në burg dhe mund ta mohojë. Në 97. Izet Haxhia i ka thënë në rradhë të parë jam tropojan i kam dhënë besën se do ta mbroj por t’i e ke gabim doktori po të jep goxha. Po të afron dhe do kesh pozitë të mirë. Qetësohu në këtë drejtim. Se si e ka marrë vesh doktori më pas dhe se çfarë ka ndodhur kjo është histori tjetër”, tha Beqiri.

Izet Haxhia ish-truproja është dënuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari në 12 shtator 1998. Përgjatë proçesit të rigjykimit Haxhia kërkoi të ballafaqohej dhe të dëshmonte në gjyq për vrasjen e shekullit edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që sipas ish-truprojës ka urdhër vrasjen e Hajdarit, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata. Për atentatin mafioz të Azem Hajdarit, vuan dënimin me burg përjetë edhe Jaho Mulosmani. 

Azem Hajdari Idajet Beqiri Izet Haxhia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.