Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Deklarata shokuese e Higuita: U arrestova prej Escobar, për futbollin bëri shumë

10:07 / January 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
higuita
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rene Higuita, kolumbiani i njohur që mbronte katërkëndëshin e kombëtares së tij, kujton periudhën kur u arrestua për shkak të njohjes që kishte me Pablo Escobar, “Mbretin e Kokainës”, të cilin e vranë në dhjetor të vitit 1993. Higuita ka fjalë të mira për të, sidomos për ndihmën që i dha futbollit në Kolumbi.

Në intervistën e dhënë për kanalin argjentinas, “Fox Sport”, ish-portieri shprehet: “Autoritetet në Kolumbi më thanë që të dorëzoja Pablo Escobar, në mënyrë që të mos më arrestonin mua. Ata e dinin që unë isha i pafajshëm. Ndaj tij kishte nisur përndjekja dhe nisën të fusin në burg të njohurit e tij.

Njerëzit më konsideronin shokun e tij, pasi e vizitova në burgun ‘La Catredal’. Përgjigja ime për autoritetet ishte se nuk dija asgjë ku ndodhej, por edhe ta dija, nuk do t’u tregoja. Ishte punë e tyre për ta bërë atë gjë”.

Më tej ai shton: “Unë e falënderova Pablo Escobar për ndriçimin e fushave të futbollit, kur askush tjetër nuk e kishte bërë më parë. Jam unë ai që i tregoj vetes së kush jam. Jam miku i të gjithëve. Isha mik i Pablo Escobar dhe kjo nuk do të thotë që unë jam një tregtar droge.

Disa do e pëlqejnë këtë që them, të tjerë do më konsiderojnë një armik. Mua më mbush me krenari fakti që kam qenë futbollist”. Higuita ka qenë pjesë e kombëtares së tij për 12 vite, në periudhën 1987-1999, ndërkohë që tani është trajneri portierësh tek Atletico Nacional.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.