Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Deklarata shokuese e të riut: E vrava vëllain, se i bërtiti qenit

22:25 / December 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thike1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një i ri anglez goditi me thikë për vdekje vëllain e tij më të vogël në kopshtin e pasëm të shtëpisë së nënës së tyre, pas një zënke për qenin e familjes.

Pamjet rrëqethëse janë publikuar në mediat e huaja dhe tregojnë William Campbell, 26 vjeç, duke u arrestuar pasi goditi me thikë në gjoks vëllain 24-vjeçari, Samuel.

Policia dhe stafi mjekësor shkuan drejt shtëpisë në Silksworth, Sunderland, ku gjetën Samuelin të shtrirë në një pellg gjaku, më 18 qershor.

Pamjet e kamerave tregojnë Campbell duke pranuar me qetësi se e goditi me thikë vëllain e tij “nga inati”. Në mënyrë të çuditshme, ai më pas pyeti oficerin për “protokollin” e arrestimit të tij.

Polici i përgjigjet: “Je i arrestuar”. Campbell pyet: “Çfarë nënkupton kjo? Unë e kuptoj protokollin, por çfarë përfshin kjo? Çfarë duhet të bëj?”

Në pamjet, mund të dëgjohen mjekët që përpiqen të shpëtojnë vëllain e tij, i cili më vonë u shpall i vdekur në vendngjarje.

Campbell u shpall fajtor, pas një gjyqi një-javor në Gjykatën e Kurorës së Newcastle.

Fqinjët dëgjuan se Campbell sulmoi vëllain e tij, pasi ata u grindën, sepse Samuel “i kishte ngritur zërin qenit”. Ai pretendoi se donte që Samueli t’i “kërkonte falje” qenit që i kishte bërtitur, por në vend të kësaj i futi një thikë në gjoks. Campbell po mbahet në paraburgim dhe do të dënohet më 5 janar.

angli132

deklarata qenit shokuese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.