Një i ri anglez goditi me thikë për vdekje vëllain e tij më të vogël në kopshtin e pasëm të shtëpisë së nënës së tyre, pas një zënke për qenin e familjes.
Pamjet rrëqethëse janë publikuar në mediat e huaja dhe tregojnë William Campbell, 26 vjeç, duke u arrestuar pasi goditi me thikë në gjoks vëllain 24-vjeçari, Samuel.
Policia dhe stafi mjekësor shkuan drejt shtëpisë në Silksworth, Sunderland, ku gjetën Samuelin të shtrirë në një pellg gjaku, më 18 qershor.
Pamjet e kamerave tregojnë Campbell duke pranuar me qetësi se e goditi me thikë vëllain e tij “nga inati”. Në mënyrë të çuditshme, ai më pas pyeti oficerin për “protokollin” e arrestimit të tij.
Polici i përgjigjet: “Je i arrestuar”. Campbell pyet: “Çfarë nënkupton kjo? Unë e kuptoj protokollin, por çfarë përfshin kjo? Çfarë duhet të bëj?”
Në pamjet, mund të dëgjohen mjekët që përpiqen të shpëtojnë vëllain e tij, i cili më vonë u shpall i vdekur në vendngjarje.
Campbell u shpall fajtor, pas një gjyqi një-javor në Gjykatën e Kurorës së Newcastle.
Fqinjët dëgjuan se Campbell sulmoi vëllain e tij, pasi ata u grindën, sepse Samuel “i kishte ngritur zërin qenit”. Ai pretendoi se donte që Samueli t’i “kërkonte falje” qenit që i kishte bërtitur, por në vend të kësaj i futi një thikë në gjoks. Campbell po mbahet në paraburgim dhe do të dënohet më 5 janar.