Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, ku ky i fundit u shpreh se duhet të krijohet “Serbia e Madhe”.
Kreu i qeverisë shprehet i zhgënjyer nga mosreagimi i BE.
“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”
Milorad Dodik deklaroi gjatë një interviste se serbët, këtë shekull, duhet të formojnë një shtet të vetëm pjesë e të cilit të jetë edhe Kosova e Mali i Zi.