Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deklaratat për arrestimin e Metës/ “Ke gënjyer, mos bëj prokurorin”, plas debati në studio mes Gjokutajt dhe Currit

22:33 / May 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arian curri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një emision televiziv pati një përplasje mes analistit Arjan Curri dhe anëtarit të kryesisë së PL, Genc Gjokutajt mbi deklaratat e analistit për arrestimin e mundshëm të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Gjkokutaj i kërkoi Currit që të ishte më i rezervuar në deklaratat që bën për arrestime të tilla, ndërsa analisti tha se mban vetë përgjegjësi për deklaratat e tij, ndërsa u shpreh i bindur se deklaratat e bëra nga ai, kanë ndikuar në shtyrjen e arrestimit të Metës dhe Kryemadhit.

Gjokutaj: Ti qenke një prestigjator juridik dhe thua që ditën që nuk do e thuash ti, do i arrestojnë. Mua më vjen keq se u bë hera e dytë që flet gjëra të pavërteta, i thua në studio dhe flet në emër të së vërtetës. Ti nuk duhet ta marrësh përsipër të flasësh për gjëra të paprovuara.
Curri: Pse do ta marr dorën ty?
Gjokutaj: Nëse ke vendosur t’i hipësh teleferikut siç the më parë, ajo është gjë tjetër.
Curri: Po ty ç’të duhet?
Gjokutaj: Ke gënjyer dhe vazhdon të gënjesh, ti nuk je kaq naiv të thuash se e bën për interesa të tjera.
Curri: Po ti pse shqetësohesh për ato që them unë. Ti je avokat, por vetëm si avokat nuk po flet.
Gjokutaj: Ti ke gënjyer!
Curri: Unë mbaj vetë përgjegjësi, nëse kam gënjyer, nuk më shikojnë më njerëzit mua. Meta dhe Kryemadhi, javën që vjen do arrestohen.
Gjokutaj: Kështu the edhe herën tjetër dhe nuk doli gjë.
Curri: Ti duhet të gëzohesh more, duhet të thuash që ta them më shumë që mos t’i arrestojnë.
Gjokutaj: Nuk mundem unë të lejoj ty të gënjesh, thuaj të vërtetën siç është.
Curri: Ti mezi pret që ata të arrestohen por unë do e them vazhdimisht që ato do arrestohen në mënyrë që të mos arrestohen. Mua mund të më kërkojë llogari vetëm SPAK-u të thotë pse po na dekonspiron operacionet?

Arjan Curri Genc Gjokutaj Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.