Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Deklaroi se përdori aplikacionin ‘Sky Ecc’, efektivi përjashtohet nga Garda

13:27 / February 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9011
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një efektiv i gardës së republikës është përjashtuar nga rradhët e institucionit pasi ka deklaruar se ka përdorur aplikacionin e enkriptuar ‘SKY ECC’.

Burimet nga “Euronews Albania” bëjne me dije se agjencia e mbikqyrjes policore po shikon mundësine e një formulari tjetër që do ti dërgohet subjekteve vetdeklarues, për aplikacione të tjera që mesa duket nuk janë përdorur vetëm nga krimi.

Formulari për vetdeklarimin e përdorimit të aplikacioneve të enkriptuara SKY ECC dhe ENCRO CHAT, “djeg” zyrtarin e parë. Nga rreth 13 mijë subjekte të agjencisë së mbikqyrjes policore në rradhët e uniformave blu, gardës së republikës dhe shërbimit zjarrëfikës, vetëm 1 deklarues ka pranuar se ka përdorur një aplikacion të enkriptuar.

Bëhet fjalë për një efektiv të gardës së republikës ndaj të cilit është marrë menjëherë masa e përjashtimit nga institucioni që ka për mision, sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore dhe ruajtjen e objekteve të rëndësisë se veçantë.

Dosjet nën hetim të SPAK, ku rezulton se në fraksionet e hetimit për SKY ECC rezultojnë të implikuar 1 ose 2 punonjës policie ka bërë që AMP të shikojë mundësinë e dërgimit të një formulari shtesë me aplikacione të tjera që janë përdorur për qëllime të paligjshme. Një ndër to është edhe aplikacioni “Matrix ” mbi të cilin, bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka rrëfyer se ka e ka përdorur për një periudhë të gjatë për të komunikuar në mënyrë të sigurtë për qëllime kriminale.

garda sky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.