Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për një datë tjetër shqyrtimin e kërkesës së kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave mes Kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentit të Shqipërisë.
Seanca ishte parashikuar të zhvillohej më 25 mars, në orën 10:00, për dekretet e ministrave.
Përkatësisht, në fokus ishte përplasja mes krerëve të dy institucioneve kryesore në vend për mosdekretimin e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj nga ana e Metës.
