Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dekretimi i Begajt nga Meta, Bledar Dervishaj: Veprim kushtetues, habitem për debatin

21:33 / June 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bledar dervishaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesi ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj e konsideroi një veprim kushtetues dekretimin e presidentit të ri Bledar Begaj, edhe pse ndodhej në Turqi, për një vizitë zyrtare.

“Dekreti i Metës është kushtetues në ushtrim dhe kompetenca të tij. Unë habitem për debatin për veprimin e kreut të shtetit. Përballë këtij fakti ai kishte për detyrë të shprehej mbi propozimin. Presidenti e bëri publik qëndrimin, për të mos vonuar proçedurën, pas shqyrtimit të praktikës vendosi të shprehej me dekret, vendosi qoftë lirimin nga detyra apo shërbimin aktiv. Presidenti tregoi luajalitet. Nuk ka rëndësi ku firmoset dekreti, jashtë shteti apo jashtë konsullate. Aktet hynë në zyrën e kreut të shtetit dhe dalin nga zyra e protokollit të shtetit”, tha Dervishaj.

Firmosja e lirimit nga detyra e Begajt, si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare nga Meta ndërsa ishte në Turqi shkaktoi debat në radhët e opozitës, të cilët e konsideruan antikushtetuese.

Me 78 vota pro, për pesë vitet e ardhshme në krye të shtetit do të jetë ish-gjeneralmajor Bajram Begaj, emër i propozuar nga mazhoranca.

Emri i i tij si një kandidat i mundshëm për kreun e shtetit ka qarkulluar rreth katër javë më parë, por me kalimin e ditëve emri i tij u zbeh ndërsa si kandidatët më të favorshëm u cilësuan Ardian Dvorani dhe Majlinda Bregu. Tashmë Begaj pritet të betohet më 24 korrik, ndërsa Ilir Meta do detyrohet të lirojë karrigen e kreut të shtetit.

begaj dekretimi keshilltari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 2500 euro shpërblim për çdo polic në përballje me protestat e dhunshme

09:02 / October 19, 2026

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.