Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën e kësaj të enjte, konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Lezhës, Elsa Ulliri. Trupi gjykues përbëhej nga Roland Ilia kryesues, Pamela Qirko anëtare dhe Etleda Çiftja relatore.
Hetimi u bë në të tre kriteret: Pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Gjyqtarja Ulliri ishte e pranishme dhe shprehu gëzimin kur u shpall vendimi, i cili u pasua dhe me një përqafim nga anëtaret e gjykatës e cila dukej mjaft e lumtur për suksesin e saj.
Elsa Ulliri ka qenë zëvendëskryetarja e kësaj gjykate për tre vite me rradhë.
