Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Del fotoja e autorit të masakrës së Texasit ku mbetën të vrarë 19 nxënës dhe dy mësues

11:07 / May 25, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
salvador ramos.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Masakra e tmerrshme në Teksas ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo vetëm, ku gjatë të shtënave me armë në një shkollë fillore mbetën të vdekur 19 nxënës dhe dy mësues të shkollës që u bë objekt i sulmit të tmerrshëm.

Ndërkohë, autori i ngjarjes makabre është 18-vjeçari Salvador Ramos. Ai hapi zjarr në shkollën fillore Rob në qytetin e Uvalde para se të vritej nga forcat e rendit, thanë zyrtarët.

Autoritetet vendase kanë publikuar foton e 18-vjeçarit.

salvador ramos

Ramos, i cili u qëllua dhe u vra nga policia, para sulmit në shkollën fillore kishte qëlluar gjyshen e tij, e cila po trajtohet në spital në gjendje kritike.

Ndërkaq, mësohet se vetëm tre ditë para ngjarjes 18-vjeçari kishte publikuar në rrjetin social Instagram foto me armë automatikë AR15.

Fotoja është publikuar Insta Story me emrin e përdoruesit “salv8dor_”. Shokët e klasës konfirmuan se llogaria i përket Salvador Ramos.

Guvernatori i Teksasit Gutierrez tha për CNN se Ramos, i cili mbushi 18 vjeç pak ditë më parë, bleu dy armët për ditëlindjen e tij. Megjithatë nuk është ende e qartë nëse armët në foto janë përdorur në masakrën e së martës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri i Lituanisë: Kemi plan evakuimi në rast sulmi nga Rusia

08:50 / September 22, 2026

Ndryshimi i Ligjit për Specialen/ Vetëvendosja në pritje të Kushtetueses për Kuvendin

22:30 / September 21, 2026

Zgjedhjet e tetorit në Serbi/ Partia e dalë nga protestat kryeson në sondazhe, Vuçiç rrezikon të dalë në opozitë

21:29 / September 21, 2026

Çitaku: E tërheqim që nesër kërkesën në Kushtetuese, nëse VV-ja e voton ligjin

20:49 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.