Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në bypassin Vlorë-Orikum tronditi padyshim të gjithë opinionin publik. 2 punëtorë të cilët ishin duke punuar në ndërtimin e bypass-it, u aksidentuan me kamion duke humbur jetën në mënyrë tragjike. Ndërkohë, sot ka dalë fotoja e njërit prej viktimave, përkatësisht e 28-vjeçarit, Klajdi Kaja i cili po ngiste kamionin në momentin kur ai u përmbys.

Hetimet vazhdojnë për aksidentin tragjik të ditës së djeshme në Vlorë, ku humbën jetën tragjikisht dy punëtorë. Kamioni me të cilin ata po punonin në by pass-in e Vlorës u rrëzua dhe për paosjë humbi jetën shoferi dhe punëtori tjetër. Mësohet se pak para se të ndodhte aksidenti, viktimat kishin shkuar në Kavajë ku kishin ngarkuar kamionin me zhavor dhe ishin rikthyer në bypass.
Aktualisht është duke u hetuar për shkaqet, ndërsa për një rezultat përfundimtar duhen pritur përfundimet për ekspertizën e mjetit ndërsa duhet ende kohe. Një nga dyshimet lidhet me faktin se mjeti të ketë dalë nga rruga në momentin kur zbriste nga Kanina drejt Orikumit, por nuk përjashtohet edhe ndonjë defekt i mundshëm.
Nga policia bëhet me dije se nuk ka ende persona të shoqëruar, ndërsa ngjarja është cilësuar si aksident në punë. Ndërkohe për këtë qëllim materialet sot do t’i referohen prokurorisë së Vlorës teksa çështja do të ndiqet nga prokuror Anton Pali.
