Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Del në ankand letra e Tupac për Madonnën, shifra marramendëse

19:54 / July 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tupac
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Letra e shumëkomentuar që shkroi Tupac për Madonnën në vitin 1995 do të dalë në ankand ndonëse mbretëresha e popit është shprehur vazhdimisht kundër një vendimi të tillë. Sipas “Rolling Stones”, letra e ndarjes do të dalë në ankand më 17 korrik duke filluar me një shifër prej 100 mijë dollarësh. Megjithatë, ekspertët thonë se mund të shkojë rreth 200 mijë-300 mijë dollarë.

Madonna e humbi betejën ligjore për të ndaluar daljen e letrës në ankand, një vit më parë. E megjithatë në vitin 2018 mikesha e Tupac, Darlene Lutz nxorri në ankand 22 sende personale, ku përfshiheshin kaseta dhe një krehër, ku gjendeshin qime flokësh të artistes.

Letra e Tupac drejtuar Madonnës:

Të të shohin ty me një burrë me ngjyrë do të ndihmonte të ngriheshe në karrierë, do dukeshe më mendjehapur. Por për mua, do të ishte sikur të hidhja poshtë gjysmën e njerëzve që më bënë këtë që jam. Nuk kam dashur kurrë të të lëndoj. Mund ta kuptosh? Jam rritur shpirtërisht dhe mendërisht. Të lutem të kuptosh pozicionin tim të një djali të ri pa eksperiencë (asokohe Tupac ishte 24 vjeç dhe Madonna 37 vjeç), me një seks simbol ekstremisht të njohur. Jo të gjithë janë aq të ndershëm sa ç’pretendojnë. Ka nga ata që kanë ligësi dhe zili në zemër. Nuk do të hezitonin të të bënin keq, le të jenë 5 plumbat e mi shembull për këtë ( më parë ishte përfshirë në një konflikt) Nuk di sesi ndihesh për të më takuar, por nëse mund ta gjesh në zemër, do të doja të flisja përballë me ty.



  • tipac 3
  • tipac 1
  • tipac 2

tirananews.al Tupac
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.