Michael Jackson konsiderohet si një nga artistët më të mirë në historinë e muzikës. Ai ndërroi jetë në vitin 2009 në shtëpinë e tij në Los Angelos.
E teksa ka kaluar më shumë se një dekadë që nga vdekja e tij tragjike, çdo gjë që ai ka lënë pas ka një vlerë të jashtëzakonshme.
Së fundmi është raportuar se pasaporta e humbur e artistit të ndjerë ka dalë në shitje për 75 mijë dollarë.
Ky dokument është në gjendje mjaft të mirë si dhe e plotësuar me të gjitha informatat personale si dhe katër fotografi të tij.