Mediat italiane bëjnë të ditur se kanë vënë në pranga një shqiptar në L’Aquila për trafik droge.
Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar me inciale P.A., 29 vjeç i cili gjatë kontrollit u përpoq të hidhte kokainën që kishte me vete.
Arrestimi
Në orën 19:00 të së enjtes, policët vunë re një makinë të parkuar pranë shtyllave në autostradën që të çonte në San Giuliano, nga e cila doli një burrë. Shqiptari konfirmojnë mediat e huaja, është një emër i njohur për policinë italiane sa i përket trafikimit të drogës.
Gjatë kontrollit, shqiptari u përpoq të fshihte një qeskëz të zezë dhe një paketë cigaresh me 3 mbështjellës celofani, që përmbanin lëndë narkotike si kokainë.
Nën një gur u zbulua një shkëlqyes buzës, në të cilin ishin vendosur katër doza kokainë në total 5 gram.
Sekuestrimi
Policia bën të ditur se të gjitha këto materiale janë sekuestruar, përfshirë edhe 370 euro në pronësi të 29-vjeçarit.
Në shtëpi u gjetën edhe 3 mijë e 500 euro, të ardhura të mundshme nga trafiku i paligjshëm për hetuesit, kjo pasi P. A., nuk kryen asnjë punë në Itali.
