Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Del video / “Gjushi dhe Çyrbja festuan me 7 kriminelë pas vjedhjes së zgjedhjeve” (VIDEO)

14:58 / February 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë më parë Zëri i Amerikës dhe BIRN publikuan përgjime të reja, që janë pjesë e dosjes 339/1, ku po hetohet për krim elektoral në disa qytete të vendit, ndërsa përmendet edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Sipas materialit të publikuar, përgjimet tregojnë se dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli kanë drekuar të paktën dy herë me Dakon në fillim të vitit 2017.

Mbrëmë në ‘Open’, kryebashkiaku Dako u shpreh se dreka dhe darka ha përditë me njerëz në nevojë, grupe interesi, apo ata që kanë nevojë të takohen me atë. “Dreka e darka unë ha përditë me njerëz në nevojë, grupe interesi, ata që kanë nevojë të takohen me mua. Në rastin konkret kam qenë i ftuar nga vëllezërit pronarë të atij hoteli, së bashku edhe me disa të tjerë. Fati im i keq, që të ftuar kanë qenë edhe këta emra që përmendni ju, në një ngjarje të vitit 2017.

Unë s’kam qenë i përgjuar, të përgjuar kanë qenë ata. Unë s’mbaj përgjegjësi për çfarë thonë ata, dikush mund edhe të mashtrojë për të fituar besueshmëri. Unë nuk mbaj mend që të ketë qenë i ulur në tavolinë Altin Avdyli. Në tavolinë kam qenë me shumë persona, sepse drekat e darkat i kemi pjesë të punës sonë të përditshme, për përurime, festa lokale, bamirësira, apo edhe aktivitete politike. Unë kam qenë i ftuar në atë drekë, ndërkohë që nuk mbaj unë përgjegjësi nëse kanë precedentë penalë të ftuarit e tjerë apo jo” tha ai.

Ndërkohë ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar një video në rrjetet sociale nga një darkë festive, ku të pranishëm mes shumë personave janë Vangjush Dako, drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela dhe deputeti socialist Jurgis Çyrbja.

‘Hareja e krimit! Triumfi i së keqes! Fitorja e zgjedhjeve festohet bashke me bandat, në Tetor në seancën e Kuvendit denoncova me emra dhe me video se si festohej vjedhja e zgjedhjeve. Vetëm në këtë tavolinë, 7 persona të dënuar dhe disa nê kërkim. Sot të provuar dhe në përgjime zyrtare të prokurorisë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vala e të nxehtit godet Shqipërinë, meteorologët japin alarmin: Temperatura deri në 40 gradë, ja qytetet më të prekura

17:42 / June 28, 2026

Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

16:35 / June 28, 2026

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë pranë Maminasit/ Përplasen tre makina, dy të lënduar

15:28 / June 28, 2026

“Mos e kruaj me popullin”, Rama i përgjigjet të riut: Nuk u thashë shqiptarëve ‘fuck you’

14:39 / June 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.