Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja tronditëse, ku dy shqiptarë, babë e bir, u ekzekutuan me armë zjarri në sheshin qendror të ishullit grek të Zakintos.
Shkak për këtë ngjarje të rëndë mendohet të jetë bërë një mosmarrëveshje financiare, gjë që ka çuar në përplasjen mes të huajve në sheshin e ‘Agios Sostis’.
Disa të rinj kanë hapur zjarr ndaj një 25-vjeçari shqiptar duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa plumbat prekën edhe të atin e tij, i cili tentoi të fshihej pas karrigeve të lokalit, por që mbeti edhe ai i vdekur në vendin e ngjarjes.