Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Del videoja: Momenti kur efektivi i “Shqiponjave” plagoset nga Klered Bozhanaj

22:41 / September 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
plagosjaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka dalë në media videoja nga momenti i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave” Edlir Alleshi nga 42-vjeçari Klered Bozhanaj. Në pamje shihet se efektivi i policisë pasi plagoset futet brenda lokalit së bashku me kolegun e tij, të cilët po ndiqnin 42-vjeçarin.

Sipas procesverbalit të grupit hetimor, kanë qenë dy patrulla të Shqiponjave që po patrullonin në zonën e Kinostudios rreth orës 18:50 pranë një kompleksi banimi. Në një lulishte aty pranë ka qenë dhe Klered Bozhanaj, i cili sapo pa policët nisi të largohej. Efektivët vunë re sjelljen e dyshimtë dhe i kërkuan që të ndalonte.

Por Bozhanaj nisi të vraponte. Punonjësit e policisë i bën thirrje që të ndalonte, por 42-vjeçari Bozhanaj ju përgjigj duke ju thënë “ikni ore, më lini rehat”.

Klered Bozhanaj u fut në hyrjen e pallatit të tij nr.50 ku banonte së bashku me familjen. Efektivi i policisë Edlir Alleshi po e ndiqte nëpër shkallë, ndërsa pas tij ishte kolegu tjetër T.K. Gjatë ndjekjes, Edlir Alleshi njoftoi kolegun se personi që po ndiqnin është i armatosur. Pak çaste më vonë, Klered Bozhanaj qëlloi me armë.

“Të ndodhur në këto kushte, punonjësit e policisë janë kthyer pas për të siguruar veten si dhe për të bllokuar hyrjen e pallatit. Në momentin që kanë dalë në hyrje të pallatit, T.K. (efektiv policie), ka shkuar te lokali duke njoftuar klientët të largoheshin pasi kishte të shtëna me armë zjarri. Gjatë kohës që ndodheshin para hyrjes së pallatit, kolegu i vetë Edlir Alleshi i ka treguar se ishte plagosur. Menjëherë ka marrë kolegun, dhe me dy kolegët e tjerë të cilët ishin afruar e kanë futur në makinën e shtetasit A.Xh. dhe e kanë nisur për në spital”, thuhet në procesverbalin e grupit hetimor.

Pas të shtënave, autori u largua nga pallati dhe qëndroi në arrati për rreth 24 orë kur dhe u arrestua.

Edlir Alleshi Klered Bozhanaj videoja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.