Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Delegacion amerikan në Akërni, vizitë në Hidrovor dhe më pas në Portonovo

21:39 / April 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
akerni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një delegacion amerikan ka mbërritur këtë të enjte në zonën e Hidrovorit në Akërni të Vlorës, duke rikthyer sërish vëmendjen mbi zhvillimet dhe projektet e mundshme në këtë territor të diskutuar së fundmi.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një grup arkitektësh, të cilët dyshohet se janë të lidhur me strukturat e Ambasadës Amerikane, megjithatë deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar mbi përbërjen e saktë të delegacionit apo qëllimin e vizitës së tyre në zonë.

Sipas të njëjtave burime, delegacioni ka mbërritur fillimisht në aeroportin e Rinasit rreth orës 14:00 të ditës së sotme dhe më pas është nisur menjëherë drejt Vlorës, ku ka zhvilluar një vizitë në terren në zonën e Hidrovorit në Akërni.

Grupi ka qëndruar në këtë zonë për më shumë se 60 minuta, ku ka inspektuar nga afër territorin, i cili prej ditësh është përfolur si një nga hapësirat ku mund të zhvillohen investime të rëndësishme. Kjo vizitë vjen në një moment kur vetëm pak ditë më parë në të njëjtën zonë janë konstatuar edhe mjete të rënda, duke shtuar dyshimet se mund të ketë nisur parapërgatitja për ndërhyrje apo projekte zhvillimi.

Interesi për këtë zonë lidhet edhe me raportimet se në Portonovo, një tjetër pikë e rëndësishme në bregdetin e Vlorës, pritet të zhvillohen investime nga vajza e ish-Presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner.

Pas përfundimit të qëndrimit në Akërni, delegacioni është nisur drejt Portonovos, ku pritet të vijojë me vizita të tjera në terren, në një zonë që prej kohësh përmendet si potencial për investime strategjike në turizëm dhe zhvillim bregdetar.

Deri në këtë fazë, gjithçka mbetet në nivel informacioni paraprak dhe burimesh jozyrtare, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje mbi natyrën e kësaj vizite dhe nëse ajo lidhet konkretisht me projekte investimi në jug të vendit.

akerni amerikan delegacioni hidrovor portonovo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.