Delegacioni i BE-së në Tiranë kërkon shtyrjen e votimit për zgjedhjen e kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive për në shtator nga Parlamenti i ri.
Në deklaratën thuhet: AMA duhet të punojnë në mënyrë të paanshme, transparente dhe me një legjitimitet të njohur nga të gjithë. BE rishikoi Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audiovizive & prezantoi kërkesa të reja për pavarësi për rregullatorët kombëtarë të medias, përfshirë detyrimin për të vendosur procedura transparente dhe të pavarura për emërimin dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të këtij autoriteti. Ky legjislacion është pjesë e acquis të BE, të cilën Shqipëria do të duhet të miratojë.
Ne kemi ndjekur nga afër procesin për emërimin e kryetarit të ri dhe anëtarëve të bordit të AMA. E rëndësishme është që pa dyshim të ekzistojë natyra jopartiake, profesionale dhe pluraliste e punës së AMA. Vëmë re se një votim nga Parlamenti për emërimin e kryetarit është planifikuar sot në seancën e fundit të kësaj legjislature. Ne ftojmë autoritetet të marrin në konsideratë procedimin me këtë emërim nën Parlamentin e ri duke filluar në Shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të tjerë të bordit të Autoritetit, në mënyrë që të arrihet një konsensus dhe legjitimitet sa më i gjerë i mundshëm.
