Delegacioni i Venecias që ndodhet në vendin tonë për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese do të ketë një takim dhe me përfaqësues të opozitës politike.

Në orën 08:15 të ditës së nesërme, Basha i shoqëruar edhe nga Petrit Vasili i LSI, Gazment Bardhi dhe Oerd Bylykbashi do të zhvillojnë një mëngjes pune me delegacionin  e Venecias te Rogneri.

Në mbyllje, kryedemokrati Basha ka njoftuar se do të ketë një komunikim me gazetarët.

Pas takimit me Bashën delegacioni i Venecias do të takohet me kreun e KED, Ardian Dvorani.

Ndërkohë sot, ekspertët e Venecias patën një ditë të ngjeshur me takime që nisënme kryeparlamentarin Ruçi, përfaqësuesit e komisionit hetimor,presidentin Ilir Meta dhe Arta Vorpsin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here