Nuk kanë të sosur thumbat dhe debatet mes emrave të njohur shqiptar në botën e shovvbiz dhe spektaklit. Pas Ermalit dhe Besit, Alketës me Xhemin dhe motrat Vjollca një debat i ri ka nisur në horizont dhe bëhet fjalë për atë mes Irgen Çelës dhe Delinda Dishës.
Pas deklaratave të Irgen Çelës në “Shiko kush luan” lidhur me skeçin “Çifti i lumtur” dhe kalimin e Delindës te Klanifornia me “Çifti i shqyer”, aktorja nuk ia ka përtuar përgjigjen.
“Unë jam origjinale. Ti je origjinal. Po kopja kush është? Respekte. Rikthehem në shkurt në ‘Klanifornia’ origjinale dhe më e suksesshme se nata e Vitit të Ri.”, shkruan aktorja.
