Ditën e sotme ka ardhur një denoncim në policinë e Delvinës, ku motra ka kallëzuar zhdukjen e vëllait të saj.
“Më datë 02.03.2022, shtetasja G. F., 57 vjeçe, banuese në Delvinë, ka kallëzuar se më datë 15.02.2022, është larguar nga banesa vëllai i saj, shtetasi K. H., 52 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Uniformat blu kanë bërë me dije se po punojnë për gjetjen e tij.
