Gjashtë banesa ne fshatin Rraze të malësisë së Krujes janë shkatërruar nga tërmeti. Ndërkohë, disas të tjera jane me dëme të pjesshme.
Shumë banorë po kalojnë netët në kasollet e bagëtive, ndërsa nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga bashkia dhe institucionet.
Banoret e prekur nga termeti apelojnë për ndihme, ata kërkojnë që institucionet të kthejne sytë nga ta dhe nga zonat e varfra të malësisë së Krujës, të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme.
Si pasojë e tërmetit shkatërrimtar, 51 persona humbën jetën dhe mbi 700 të tjerë u plagosën.
