Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Demi Lovato flet për herë të parë, pas rrëfimit tronditës se ishte përdhunuar

15:45 / March 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DEMI lOVATO 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Demi Lovato bëri një rrëfim tronditës për të kaluarën e saj në serinë e dokumentarëve “Demi Lovato: “Dancing Ëith the Devil”. Lovato ka treguar që është sulmuar dy herë seksualisht, në 2018-ën, natën e mbidozës nga shitësi i drogës, ndërsa kur ishte vetëm 15 vjeç ajo zbuloi se ishte abuzuar seksualisht nga një adoleshent tjetër kur punonte për Disney Channel në fund të viteve 2000.

“Kur isha adoleshente, isha në një situatë të ngjashme. Kam humbur virgjërinë në një përdhunim. Hera ime e parë nuk ishte romantike. Më duhej ta shihja këtë person gjatë gjithë kohës dhe u përballa në mënyra të tjera“, tregoi këngëtarja.

Pas këtij rrëfimi që shokoi gjithë botën, Demi Lovato ka folur për herë të parë për revistën “People”.

“Ndonjëherë njerëzit dëgjojnë këngët e mia nga adoleshenca dhe më thonë ‘Oh, ke qenë shumë e zemëruar atëherë’ dhe unë ju them tani ‘Po, dhe tani mund ta kuptoni pse kam qenë e zemëruar”, është shprehur Demi.

“Fakti që e tregova para kamerave dhe që e di se njerëzit e kanë parë, është shumë çliruese. Është fuqizuese. Dhe më ka nxjerrë jashtë të gjithë atë inat që kisha brenda. Kisha lëshuar shumë zemërim paraprakisht, por kjo ishte si një finale e çlirimit të plotë, tani mund të shërohem plotësisht pas kësaj historie”, ka thënë këngëtarja.

Ajo ka shtuar se shpreson që pas këtij rrëfimi të mund të ndihmojë edhe njerëzit e tjerë.

“Abuzimi seksual është diçka që shumë njerëz e shohin si tabu për të folur dhe për ta treguar, por unë dua t’ju them njerëzve se ju mundeni dhe është shumë në rregull”, është shprehur Demi.

Demi Lovato
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.