“Jam shumë e sëmurë. Nuk mund të ngrihem nga shtrati” është rrëfyer në Instagram këngëtarja Demi Lovato duke njoftuar se albumi “Holy Fvck” do të jetë i fundit. Aktualisht këngëtarja ndodhet në Kili në një turne, ku ndau me fansat në rrjetet sociale disa story, të cilat më pas u fshinë
Në ditën e performancës së saj në Santiago de Chile këngëtarja 30-vjeçare u shpreh: “Do të më duhet gjithë ndihma juaj. Do ta drejtoj shpesh mikrofonin drejt publikut sepse kam shumë pak zë”.
Se cili është problemi i vërtetë shëndetësor i ish-yllit të Disney-t nuk dihet, por duket se artistja ka vendosur ta mbyllë me përformancën live dhe turneun. Turneu aktual pritet të zgjasë deri më 6 nëntor, kur përfundon në Toyota Music Factory në Irving, Teksas.