Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dëmi që koronavirusi shkakton në mushkëri, dalin pamjet e rënda

20:42 / March 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5e6fd4fb3a37d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë publikuar disa pamje shqetësuese së fundmi ku shihet qartë se çfarë mund t’u shkaktojë koronavirusi mushkërive.

Pamjet e publikuara tregojnë efektin e Covid-19 tek mushkëritë e dy banorëve të Ëuhan-i, që ndodheshin e pushime në Itali. Këta dy pacientë janë edhe dy rastet e para që ndërruan jetë si pasojë e koronavirusit në Itali.

Studiuesit në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Romë studiuan të dy individët, që ishin në të gjashtëdhjetat, pasi rezultuan pozitivë për COVID-19 në 29 Janar 2020.

Të dy pacientët ishin një burrë i shëndetshëm 67-vjeçar dhe një grua 65-vjeçare që ishin të shëndetshëm dhe nuk merrnin mjekime, përveç ilaçeve të përditshme për presionin e lartë të gjakut.

Skanimet me rreze X dhe imazhet e skanerave tregojnë tashme se si COVID-19 u shkaterroi dy kinezëve  mushkëritë dhe sistemin e frymëmarrjes në një mënyrë të ngjashme dhe të ndryshme në të njejtën kohë me SARS edhe MERS.

Imazhet u publikuan me lejen e vajzës së dy pacientëve. Të dy individët e sëmurur me koronavirus ishin në gjendje kritike, por të qëndrueshme në kujdes intesiv, në momentin që u krye studimi.

Pamjet e marra herët me rreze X tregojnë hapësira me ajër në mushkritë e dy të sëmurëve që më pas mbushen me një substancë, zakonisht qelb, gjak apo ujë.

Pacientët me COVID-19 kanë pasur qese të mbushura me lëng ose “mbetje” në mushkëri, të cilat mund të përkeqësohen në mënyrë progresive me zhvillimin e sëmundjes.

  • 640 0 5e6fd4fb3a37d

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret përfshijnë Malin e Tërbunit, Gojanin dhe Gjegjanin, në terren 40 efektivë dhe dy helikopterë

10:57 / August 19, 2026

Kapet në Rinas 32-vjeçari i kërkuar nga Kosova për trafik droge, u prezantua me identitet tjetër

10:07 / August 19, 2026

FOTO-LAJM/ Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, ky është çifti i të rinjve që u martuan të dielën

10:02 / August 19, 2026

Situata me zjarret/ ‘Mbrojtja’: 4 vatra vijojnë të jenë aktive, ja zonat problematike

09:51 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.